Fansat kanë mbuluar me lulen 'yllin' e Aretha Franklin në Walk of Fame në Hollywood. Ata kanë nderuar mbretëreshën e 'soul' pas vdekjes.

Aretha vdiq të enjten më 16 gusht në moshën 76 vjeçare pas një beteje me kancerin e avancuar të pankreasit.

Pas lajmit për vdekjen e saj, fansat shkuan në Hollywood Boulevard, Los Anxhelos për të vizituar yllin e saj Walk of Fame.

Buqeta me lule dhe një kurorë ari janë vendosur në majë të yllit për mbretëreshën e 'soul'.

Fansat padyshim që duan një përkujtimore publike për të kujtuar jetën e Aretha.

Familja e këngëtares do të njoftojë planet për funeralin në fillim të javës së ardhshme. Zëdhënësi i tyre, Gwendolyn Quinn, konfirmoi se disa ngjarje përkujtimore do të mbahen në qytetin e Aretha të Detroitit në ditët dhe javët e ardhshme.

/Ora News.tv/