Fansat i kërkojnë vetëvrasjen ish-të fejuarit, Ariana Grande: Tregohuni të sjellshëm

Këngëtarja Ariana Grande ka një mesazh për fansat që ngacmojnë Pete Davidson duke i kërkuar vetëvrasjen.

Ajo ka reaguar pas postimit të ish-të fejuarit të saj, i cili tregoi publikisht bullizmin që përjetoi në rrjete sociale.

“E di që e dini këtë, por ndjej se duhet t’u kujtoj fansave të mi që të jenë më të butë e të sjellshëm me të tjerët. Më intereson shumë Pete dhe shëndeti i tij. Po ju kërkoj, ju lutem të jeni më të butë me të tjerët edhe në internet. Kam mësuar nga gabimet e mia për të reaguar në rrjete sociale, prandaj unë e kuptoj, por ju nuk e dini çfarë përjetojnë të tjerët, pavarësisht asaj që shfaqet në rrjete sociale apo publik”, shkruajti ajo.

Ndër të tjera, Ariana tregoi se do ketë gjithmonë dashuri për Pete. Të hënën, Pete bëri një postim në Instagram ku tregonte se është ngacmuar shumë gjatë 9 muajve të fundit, por nuk arrin ta kuptojë përse njerëzit po merren kaq shumë me të.

EMISIONET