Të paktën 14 fansa të grupit të famshëm Backstreet Boys janë lënduar pasi një strukturë metalike u rrëzua gjatë koncertit në Oklahoma, si pasojë e një stuhie.

Stafi po evakuonte tifozët kur shiu dhe erërat e forta trokisnin mbi çatitë e hyrjes së koncerteve, shkruan BBC.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital. Dy prej tyre janë larguar prej tij, pasi ishin mirë me shëndet.

Në një 'cicërimë' në twitter, grupi amerikan anuloi shfaqjen, duke thënë: "Ne kurrë nuk duam t'i vendosim fansat tanë në rrezik".

Vendi ku zhvillohet koncerti, WinStar World Casino dhe Resort, tha në një deklaratë se i kishte kërkuar klientëve të saj të kërkonin strehim nga stuhia rreth orës 17:00 me orën lokale  të shtunën, pasi rrufeja ishte vërejtur brenda katër miljeve nga vendi.

"Megjithatë, rreth 150 vetë që qëndruan në rradhë për koncertin e Backstreet Boys nuk i kushtuan vëmendje paralajmërimeve të stafit," thuhet në deklaratë.

Kur goditi stuhia, ajo trokiti mbi trasetë dhe hyrja u rrëzua. Viktimat u trajtuan në vendngjarje dhe u transportuan në spitalet e afërta.

Një fanse, e cila tha se ishte dëshmitare kur ndodhi incidenti, publikoi një video të ngjarjes në twiter, duke treguar automjetet e emergjencave.





Pas incidentit, Backstreet Boys thanë se do të përpiqen të caktonin një datë tjetër për koncertin.

Anëtari i grupit, Kevin Richardson më parë tregoi se biletat e koncertit  ishin shitur dhe 12,000 fansa prisnin të futeshin për të parë shfaqjen.

Para se të merrej një vendim për shfaqjen, anëtari i grupit Nick Carter tha se "siguria duhet të vijë e para".

/Ora News.tv/