Familja e një shqiptari padit policinë italiane për vdekjen e djalit të tyre. Është historia e Aldo Lacit,  i cili humbi jetën në në aeroportin e Malpenses në Milano.

Aldo kishte shkuar në aeroport dhe po priste bashkëshorten e tij dhe repubblica.it shkruan se ishte nën efektin e kokainës.

Familja ka si provë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të aeroportit ku duket se 44 vjeçari vrapon mes pasagjerëve ndërsa policët përpiqen ta ndalojnë. Në fund janë 5 agjentë që arrijnë ta bllokojnë në tokë

Familjarët përmes avokatit Enzo Lepre, denoncojnë se janë të bindur se shkaku i vdekjes ka lidhje me dhunën që policia italiane ka ushtruar ndaj tij.

Nga pamjet e filmuara në telekamera, 'dallohet qartë" - shkruan avokati - si Aldo Laçi është goditur fillimisht në kokë dhe më pas në qafë, është hedhur në tokë dhe pastaj në mënyrë të përsëritur është goditur me grushta në trup dhe në brinjë

Prokuroria e Busto Arsizio, provincë në Varese, 34 km larg Milanos  ka kërkuar mbylljen e hetimeve me pretendimin "nuk ka asnjë dëmtim që i atribuohet sjelljes së dhunshme nga një palë e tretë" ndërsa  "hetimet toksikologjike kanë treguar se vdekja është për shkak të helmimit akut me kokainë". Familja, megjithatë, nuk ka hequr dorë dhe ka paraqitur padinë për boshllëqe në hetim shkruan repubblica.it

/Ora News.tv/