Familja Hasanaj hap dyert e mortit, i ati ndodhej në një varrim në Tropojë kur mori lajmin e vdekjes së të bijës

Familja Hasanaj hap dyert e mortit, i ati ndodhej në një varrim

Menjëherë pas lajmit të rëndë, familja e 32-vjeçares Zarife Hasanaj, e cila banon në zonën e Babrrusë në periferi të kryeqytetit, ka hapur dyert e mortit.

Lajmi i kobshëm i është komunikuar të ëmës, e cila është gjendur në banesë kur efektivë nga Shtabi i Përgjithshëm kanë njoftuar për vdekjen e së bijës.

I ati i 32-vjeçares ndodhej në Tropojë që një natë më parë për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi por është kthyer menjëherë sapo ka marrë lajmin e hidhur.

Në banesën e të ndjerës janë vendosur efektivë të policisë ushtarake, ndërsa shumë kolegë të 32-vjeçares dhe motrës së saj vinë për ta ngushëlluar.

Të afërm tregojnë se Zarifja kishte disa muaj që ishte larguar për në Letoni, ndërsa janë në pritje të sjelljes së trupit.

"Beqare. Ka 3-4 muaj që ishte në mision. Sot e morëm vesh lajmin nga televizori".

Familja Hasanaj kishte katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Zarifja së bashku me njërën nga motrat kishin zgjedhur të ishin pjesë e ushtrisë.



EMISIONET