Familja e Meghan Markle thuhet se është në bisedime për të nisur një shfaqje realiteti, i llojit të familjes Kardashian.

Gjysëm motra e saj Samantha Grant, e cila ka 'një tjetër goditje' për dukeshën e Sussex thuhet se është në bisedime me kanalin amerikan kabllor 'Bravo'

Thuhet se producentët i kanë ofruar 53-vjeçares një marrëveshje, ndërkohë që janë 'të etur' për të marrë babanë e Meghan-it Thomas, 74 vjeç.

Një burim i tha Mirror: "Ata duan diçka që është e ngjashme me shfaqjen e  Kardashianëve".

Kjo me siguri do të thellojë çarjen e Meghan  me Samantha, të cilat kanë folur bashkë për herë të fundit në vitin 2015.

Nëse Thomas do të vazhdonte me planet, do i rindizej shpresa për ndonjë bashkim të mundshëm me vajzën e tij të familjes mbretërore.

Ish drejtori i ndricimit thotë se pozicioni i tij është 'ngrirë' nga Meghan dhe princi Harry pasi nuk mori pjesë në dasmën e tyre në Maj.

Thomas e mërziti Meghanin kur i dha fotot paparacit pak ditë para dasmës dhe arsyeja e mungesës së tij në dasëm ishte operimi në zemër.

Muajin e shkuar, Samantha tha se kishte frikë mos Thomas do të vdiste nga trishtimi nëse nuk do e shihte më Meghanin.

Samantha tha: "Jam e dëshpëruar derisa Meghan të takojë babain kur të kthehet. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, do të ishte mizore dhe kjo do t'i thyente zemrën atij."

“I flas çdo ditë atij. Ai është shumë i ndjeshëm dhe e shoh shëndetlig si rezultat i kësaj. Uroj që ata të takohen në një vend të qetë, të kalojnë pak kohë së bashku dhe ta mbyllin atë periudhë të trishtueshme për të.

“Nëse kjo nuk ndodh, kam frikë se ai do të vdesë nga trishtimi. Unë dua që ajo të  reflektojë për këtë para se të jetë shumë vonë. Jeta është e shkurtër dhe asnjëri nga ata nuk e meriton të jetojë me pasoja."

Në një intervistë me 'The Sun', Thomas krahasoi familjen mbretërore me një familje që beson në shenjtologji, për shkak  të sekretit të tyre të kultit.

Ai gjithashtu pretendoi se princeshë Diana do e urrente mënyrën si është trajtuar ai.

/Ora News.tv/