Të dy palët kanë një dashuri të madhe për të ndjerin George Michael. Por është zbuluar se familja e këngëtarit dhe i dashuri i tij janë përfshirë në një luftë të vërtetë për të marrë pasurinë e tij 150 milionë dollarëshe.

Dy motrat e tij Melanie, 55-vjeç dhe Yioda, 57 vjeç, si edhe kushëriri i tij Alex Georgiou, i cili ka qenë shoferi i këngëtarit thanë se do ta mbrojë pasurinë e 'Yog', pseudonimi i yllit, me çdo kusht.

Por i dashuri i George, Fadi Fawaz është një pengesë e madhe në procesin ligjor në mënyrë që familja të mos e ketë të lehtë të marrë pasurinë.

Fawaz, 42 vjeç, u hetua nga policia britanike pas vdekjes së Michael, 53 vjeç, në shtëpinë e tij në ditën e Krishtlindjes së vitit 2016.

Ai ende jeton në banesën e këngëtarit në Parkun e Regentit në Londër, pavarësisht faktit se Michael i la të gjitha shtëpitë e tij dy motrave Melanie dhe Yloda.

Ndërsa familja e George është akoma në zi, Fadi ka nisur një sërë sulmesh ndaj familjes së tij në mediat sociale.

Ai i pëshkroi si egërsira dhe krijesa vdekjeprurëse.

Firma ligjore e Londrës, Russells, që po administron pasurinë e yllit e ka ndalur Fawaz që të publikojë ndonjë regjistrim të ri nga këngëtari në Facebook.

Fawaz ka pohuar se ata ishin ende së bashku kur vdiq George dhe se ndarja e tij nga jeta në mënyrë të parakohshme ia kishte shkatërruar jetën e tij.

Tani mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me pasurinë e këngëtarit.

/Ora News.tv/