"Fama e bashkëshortit tim në Instagram po shkatërron martesën tonë sekrete"

"Fama e bashkëshortit tim në Instagram po shkatërron

Rrjetet sociale janë shpesh burim i zënkave mes cifteve. Pikërisht këtë gjë ka konfirmuar dhe letra e një vajze, e cila tregon se fama e partnerit të saj e bën të ndihet shumë keq.

Ajo kërkon ndihmën e E.Jean pasi nuk di çfarë drejtimi të marrë sepse ndjenjat ndaj bashkëshortit vazhdojnë të jenë më të forta se kurrë.

Letra: Bashkëshorti im është bërë figurë publike në botën e rrjeteve sociale. Ai merr mesazhe nga femra të ndryshme që modifikojnë foto duke i puthur të pasmet dhe që e propozojmë, gjë që ka fryrë shumë egon e tij. Unë mendoj se nuk po e vlerëson faktin që është i martuar me mua.

Nuk rashë në dashuri derisa mbusha 24 vjeçe. Doja një burrë që shihte më të mirën time dhe ky ishte ai mashkull. Ne u takuam vitin e kaluar dhe u martuam në fshehtësi. Ai u bë i famshëm dhe përralla jonë është kthyer në një makth për mua.

Si fillim, ai nisi një flirt me një grua tjetër dhe unë jam shumë e lënduar. Nuk di çfarë të bëj. Nëse ndahem, rrezikoj që të mos njoh më asnjë person tjetër dhe të mbetem pa u bërë me fëmijë.

Por unë nuk dua ta lë sepse e dua. Por si mund ta fal kur ai më përçmon se nuk e kam falur akoma? Ai më injoron vazhdimisht dhe futet në botën e Instagramit ku është perfekt dhe të gjithë e duan. Ai nuk e pranon përgjegjësinë për rolin që luan, gjë që po më shkatërron mua, po na shkatërron ne. Nuk dua të ndahem nga ai dhe e ardhmja që kam imagjinuar me të, por nuk di çfarë të bëj.

Si mund të përshtatem me botën e tij të famës?

E.Jean: Si fillim, shko dhe ngrij vezët e tua. Ti nuk mund të marrësh një vendim rreth qëndrimin me një figurë publike që të shkatërron.

Ti mund të jesh e lidhur me një person të talentuar, të bukur dhe me mijëra ndjekës në Instagram por nuk mund të konkurrosh me të. Përse? Sepse ti tashmë ke fituar. Ti ke karrierë, ke bukuri dhe je më e pasur se sa ai është për shkak të punës që bën çdo ditë.

Mund ta përfundoja këtu, por ekziston një krim tjetër në letrën tënde. Janë 30 mijë njerëz në martesën tuaj: ti, ai dhe ndjekësit në Instagram.

Dashuria mes dy personave merr fund kur çdo gjë llogaritet nga pëlqimet apo komentet. Kjo gjë të lëndon por nuk është fundi i botës. Nëse je e dashuruar me të aq shumë, përse nuk provon ti japësh fund martesës sekrete dhe të kesh një martesë reale?

EMISIONET