Reklamimi në Facebook është duke u bërë gjithnjë e më shumë “personal”. Nga sot, përdoruesit e SHBA-së në Facebook mund të monitorojnë më mirë dhe të menaxhojnë reklamat që ata marrin në rrjetin social dhe gjithashtu mund t’i modifikojnë ato sipas interesave të tyre, në këtë rast, mund dhe ti bllokojnë ato. Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Menlo Park, duke deklaruar se karakteristikat e reja përfshijnë përdorimin e reklamave në bazë të interesit dhe opsioni “Ad Preferences” i cili “lejon përkatësisht të merrni më shumë reklama të rëndësishme në bazë të interesave tuaj dhe të kontrolloni dhe menaxhoni në një mënyrë më të informuar dhe të vetëdijshme kriteret që përcaktojnë afishimin e një njoftimi të veçantë”. Në veçanti, opsioni “Ad Preferences” ju lejon të kuptoni pse ju jeni duke parë një reklamë të veçantë në ditarin tuaj dhe ju gjithashtu mund të shikoni interesin e kategorive bashkuar profilit tuaj duke shtuar ose hequr kategoritë duke iu referuar reklamave që ju dëshironi të merrni. Reklamimi mund të personalizohet më tej nga Facebook. Facebook siguron që këto opsione të reja janë të bazuara në nivelin maksimal të privatësisë dhe  kjo është pikërisht arsyeja pse ju mund të çaktivizoni plotëisht këtë lloj reklamimi, duke përdorur një opsion i cili është u bë i mundur nga Digital Adervitising Alliance, i mbështetur nga FB dhe 100 kompani të tjera. “Deri më sot këto ndryshime do të ndikojnë vetëm në SHBA, por qëllimi është që ai të fillojë të ndikojë globalisht në muajt e ardhshëm.”- përfundon deklarata.   /o.b/oranews.tv/

/Ora News.tv/