Facebook ka mbrojtur veten kundër pretendimeve se përdorimi i kësaj faqeje mund të dëmtojë mirëqenien dhe shëndetin mendor.

Në një blog post, Facebook thoshte se nëse kishte prova që mund të ndikonte negativisht në humor, mënyra se si ndikon është përcaktuar nga mënyra se si e përdorin atë.

"Dobësitë e Facebook-ut mund të luftohen duke e përdorur më shumë faqen dhe duke bashkëvepruar pozitivisht"- thoshte postimi.

Një ekspert i mediave sociale para disa ditësh tha se mënyra se si u ndërtua Facebook e bënte të vështirë përdorimin në mënyra më të mira.

/Ora News.tv/