Facebook pezullon bashkëpunimin me një kompani tjetër analitike

Facebook pezullon bashkëpunimin me një kompani tjetër analitike

Facebook ka pezulluar bashkëpunimin me një tjetër kompani analitike amerikane, ndërkohë që po heton shqetësimet rreth grumbullimit dhe ndarjes së të dhënave të përdoruesit.

Crimson Hexagon, i bazuar në Boston përshkruan veten si ofrues të "njohurive të konsumatorit" dhe ka kontrata me agjencitë qeveritare anembanë botës.

Kompania amerikane ka kontratë për analizimin e të dhënave publike të Facebook për klientët e agjencitë qeveritare.

Ka dyshime se ‘Crimson Hexagon’ i jep të dhëna organizatave qeveritare, një shkelje e hapur e politikave të Facebook.

Sipas platformës sociale ende nuk ka prova për keqpërdorim të dhënash apo për marrjen e tyre.

Zyrtarë të ‘Crimson Hexagon’ deklaruan se ata mbledhin vetëm të dhënat e medias sociale.

EMISIONET