Më shumë se 100 ekspertë të shëndetit të fëmijëve i kanë bërë thirrje Facebook që të largojë fëmijët nën moshën 13 vjec.

Në një letër të hapur për themeluesin e aplikacionit, Mark Zuckerberg, ata e quajnë krijimin e Messenger Kids si një mënyrë ‘të papërgjegjshme’ për të tërhequr fëmijët që të përdorin Facebook.

Fëmijët e vegjël nuk janë gati për të përdorur rrjetet sociale, thonë ata. Facebook tregon që aplikacioni është krijuar në një mënyrë të sigurtë ku prindërit mund të kontrollojnë se si fëmijët i përdorin rrjetet sociale.

Është një version i thjeshtë i Facebook Messenger, që kërkon miratimin e prindërve para përdorimit, dhe të dhënat e krijuara prej saj nuk përdoren për reklamim.

Në letrën e shkruar thuhet: "Messenger Kids mund të jetë platforma e parë e mediave sociale që përdoret gjerësisht nga fëmijët e shkollave fillore [katër deri në 11 vjeç].

Por një hulumtim tregon se përdorimi i tepruar i pajisjeve digjitale dhe mediave sociale është e dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët, duke bërë që ky aplikacion i ri të dëmtojë zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Fëmijët më të vegjël nuk janë të gatshëm të kenë llogaritë e mediave sociale.

Ato nuk janë aq të rritur sa të lundrojnë në kompleksitetin e marrëdhënieve online, të cilat shpesh çojnë në keqkuptime dhe konflikte edhe në mesin e përdoruesve më të pjekur.”

Ndërkohë Facebook u përgjigj duke thënë se kanë marrë shumë përgjigje pozitive për këtë program ku prindër rreth qytetit thonë se Messenger Kids i ka ndihmuar që të shohin aktivitetin e fëmijëve në rrjete sociale.

/Ora News.tv/