Duke filluar nga muaji Maj, Facebook do të ofrojë një platformë më të sigurt për mbrojtjen e të dhënave personale, nxitur edhe nga një rregullore e fundit e Bashkimit Europian, sipas së cilës kompanitë që menaxhojnë rrjetet sociale, duhet të hartojnë mekanizma që forcojnë parametrat e ruajtjes së privatsisë.

Zyrtarë të Facebook kanë njoftuar ngritjen e një qëndre të re kontrolli si dhe dyfishimin e punonjësve që janë të angazhuar për cështjet e sigurisë ‘online’.

Drejtuesit e rrjetit social, Facebook, kanë parashikuar forcimin e ndjeshëm të masave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale, duke marrë shkas nga një rregullore e re e BE-së, e cila synon të ruajë informacionin privat të përdoruesve.

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, një paketë kjo e cila do të miratohet në muajin Maj, përbën rishikim më të madh të mekanizmave të privatësisë në rrjetet sociale, me qëllim që t’u japë europianëve më shumë kontrroll mbi materialet që shpërndarjnë ose ruajnë përmes platfomës.

Nisur nga kjo nismë, Shefja e Zyrës Operative në Facebook, Sheryl Sandberg konfirmoi se do të ngrihet një qëndër e re për të luftuar abuzimet me të dhënat në rrjetet sociale dhe ndërsa numri i punonjëssve të sigurisë do të dyfishohet, për të mbërritur në afro 20 mijë në fund të vitit.

“Ne po mundohemi që të ndihmojmë njerëzit në kontrollin e të dhënave. BE po vendos një standart, ndërsa ne po ngremë një qëndër të re globale, e cila do të vendosë në thelb të punës së saj, mbrojtjen e informacionit. Gjithashtu, do t’ua bëjmë njerëzve më të thjeshtë për të menaxhuar të dhënat.”

Me më shumë se 2 miliardë përdorues, Facebook është rrjeti social më i madh në botë, ku natyrisht problemet e privatsisë kanë qënë jo të pakta.

Rritja e fundit e parametrave të sigurisë vjen si rrjedhojë e kërkesave të vazhdueshme të përdoruesve, por edhe falë insistimit të BE-së për të ndërtuar një standart të ri.

/Ora News.tv/