Facebook kundër "Fake News"

Facebook kundër "Fake News"

Duke filluar nga dhjetori, përdoruesit e Facebook do të kenë mundësi të kontrollojnë nëse ata kanë ndjekur faqe të krijuara për përhapjen e propagandës gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. Rrjeti social ka deklaruar më herët se më shumë se 126 milionë amerikanë mund të jenë ekspozuar ndaj përmbajtjes së publikuar nga agjentë me bazë në Rusi përgjatë dy viteve të fundit. Kështu Facebook do të krijojë një mjet që i lejon përdoruesve të shohin pikërisht nëse ata kanë pëlqyer faqe tashmë të fshira të krijuara nga Agjensia e Kërkimit në Internet e bazuar në Rusi.

 Kjo agjensi ishte krijuese e qindra llogarive jo vetëm në Facebook, por edhe Instagram e Twitter, që postuan mijëra mesazhe me përmbajtje politike, të cilat mendohet se kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 2016. Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg mohoi shpërndarjen e të tilla informacioneve një vit më parë, por që prej atëherë, kompania ka identifikuar qindra postime dhe reklama të paguara të vendosura nga operatorë rusë. Facebook është kritikuar gjerësisht se ka lejuar përhapjen e propagandës dhe lajmeve të rreme në platformën e vet, si dhe është treguar i ngadaltë në adresimin e këtij problemi. Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet se është përpjekur të ndikojë zgjedhjet e fundit presidenciale ku Donald Trump mposhti Hillary Clinton

EMISIONET