Përpos presionit të shtuar kohëve të fundit ndaj themeluesit dhe drejtuesit te facebook Mark Zuckenberg mbi sigurinë e facebook, kompani pranon që muaj e fundit janë vjellur informacionet e 30 milion përdoruesve të rrjetit social.

Të premten një zyrtar i facebook ka informuar se hakerat kanë përdorur kodet digital për te marrw të dhëna për 14 milionw përdoruesve.  Ai  u shpreh: "Brenda dy ditëve, ne e mbyllëm cënueshmërinë, ndaluam sulmin dhe siguruam llogaritë e njerëzve duke rivendosur akseset për njerëzit që ishin potencialisht të ekspozuar".

Që nga fillimi i shtatorit facebook-u ka njoftuar disa herë për disa rast kur është sulmuar nga harekat, për këtë arsye eshte nisur dhe nje hetim nga kompania në mesin e shtatorit.

Sipas facebook ky sulm nuk përfshin Messenger, Messenger Kids, Instagram, WhatsApp, Oculus, Workplace, Pages, pagesat, aplikacionet e palëve të treta, ose reklamat, shkruan The Sun.

/Ora News.tv/