Facebook ikën me pushime

Shumë përdorues të rrjetit social Facebook kanë patur probleme sot (26 shtator). Problemi ka prekur Europën, një pjesë të Amerikës Veriore, Indinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas “downdetector”, përdoruesit kanë patur vështirësi në postime dhe shpërndarje që prej mesditës.

Ata kanë bërë fotografi të faqes kryesore për të treguar se rrjeti nuk funksionon dhe i kanë shpërndarë në Twitter.

Thuhet se problemi mund të jetë i lidhur me faktin se Instagram është ndarë nga Facebook pasi themeluesit nuk kanë rënë dakort me Mark Zuckerberg.

 

EMISIONET