Facebook çensuron një vepër të piktorit flamand Pieter Paul Rubens sepse është 'shumë e ekzagjeruar' dhe kjo ka bërë që të 'shpërthejnë polemikat'.

E gjitha lindi nga 'pulla e kuqe' e vënë nga rrjeti social tek një nga pikturat e artistit, përjashtuar kështu nga shikueshmëria e platformës.

Në Belgjikë fakti ka shkaktuar debate dhe enti turistik i rajonit verior të vendit ka ndërmarrë një protestë, edhe përmes një videoje provokative xhiruar në brendësinë e një muzeu me titull 'Të mbrohesh nga lakuriqësia'

Gjithashtu, zyra e turizmit i shkroi një letër të hapur Mark Zuckerberg (presidentit të Facebook) për t'i kërkuar të dallojë mirë pornografinë nga arti.

Në normat aktuale, muzetë dhe institucionet nuk mund të publikojnë në rrjetin social veprat e piktorëve.

Peter De Wilde, administrator i 'Visit Flanders', konfirmon që 'sot nuk është më e mundur të promovosh pasurinë tonë kulturore në rrjetin social më popullor'.

Zëdhënësja Tama d'Haen shton: "20% e postimeve dedikuar mjeshtrave flamandë nuk mund t'i tregohen botës".

Enti belg ka regjistruar një video në brendësi të House of Rubens' në Anversa, me aktorë që bëjnë si agjentë të cilët largojnë nga pikturat e piktorit barok, vizitorët për t'i "mbrojtur nga lakuriqësia".

Facebook ndërkohë është shprehur lidhur me çështjen duke shpjeguar se 'do ta rishohin publicitetin e pikturave në rrjetin social përtej rregullave që aktualisht filtrojnë përmbajtje për të rriturit, nudot, apo aktivitete të tjera seksualisht provokuese.'

/Ora News.tv/