Fabrizio Corona ka nevojë për stimulantë në shtrat, arsyeja: burgu

Ish mbreti i paparacëve rrëfehet për gjëra shumë intime në revistën e përjavshme 'Chi'.

"Me Silvia-n po jetoj një harmoni seksuale që e kisha humbur prej kohësh", rrëfen Fabrizio Corona në faqet e revistës Chi duke treguar se ka nevojë për ndonjë 'ndihmë' të vogël për shkak të ilaçeve që i kanë dhënë me detyrim në burg, ilaçe që e kanë lënë 'të shkatërruar'.

Tani, me partneren e tij ka gjetur ekuilibrin dhe ëndërron martesën brenda një viti.

Ndërkohë, ka dhuruar një shërbim fotografik në çift, vërtet të nxehtë....

Intervista është pikante po aq sa fotot që e shoqërojë dhe tek të cilat duke alkimia e fortë e çiftit.

 "Në burg nisën të më drogonin me mjekime për mendjen. Ilaçe që vrasin dëshirën për seks. Totalisht, -  tregon ish mbreti i paparacëve, - Ndaj kur del ke dëshirë të 'çash botën' dhe mbi të gjitha seksualisht, ndaj mendimi i parë që të shkon në mendje është 'pilula magjike'.

Unë e përdor. E bëj këtë për vete, por edhe për partneren time. Dy orë të plota. Jo keq! Më duket romantike".

Ndërsa në San Vittore ishte krejt tjetër.

Për të rigjetur virilitetin duhej të shkonte në dush. Në të tilla raste 'kam imagjinuar shumë herë partneren time. Seksi mendor të ndihmon të mos biesh dhe rizgjon maskilitetin", rrëfen Corona.

"Me të gjitha gratë e mrekullueshme që kam patur të bëj, kisha mundësi t'i dhuroja vetes kënaqësi për 20 vitet e ardhshme", nënvizon ai, i cili nuk ka marrë kurrë një 'jo' nga ndonjë grua dhe ka imagjinuar një histori dashurie me Monica Belluçin kur ishte pak më shumë se 18 vjeç.

"Im atë punonte për Rai-n dhe bënte një program që titullohej 'Italians'. Vjen ajo, e bukur, tmerrësisht e bukur. Mbaj mend të gjitha ndjesitë e atj momenti. Biseduam pak. Kishte kimi mes nesh. Por, unë isha ende një djalosh dhe nuk kisha forca për ta çuar më tej atë flirtim që kishte nisur", rrëfen Fabrizio.

Por tashmë, çfarë bën pjesë tek e shkuara dhe ndjesitë që kishte patur për Belluçin i gjeti tek Belen dhe sot tek Silvia me të cilën ka vendosur të shkojë në altar brenda një viti.



EMISIONET