F1 dominohet nga Mercedez, Bottas pret finishin në Abu Dhabi

F1 dominohet nga Mercedez, Bottas pret finishin në Abu Dhabi

Formula 1 e ka ulur siparin për këtë sezon nën dominimin e Mercedez.

Me Hamilton kampion dy gara para fundit dhe me një super Bottas që preu i pari finishin  e Çmimit të Madh të Abu Dhabi, e cila ishte pista e fundit e këtij sezoni.

Menjëherë pas Bottas u rendit kampioni Hamilton, ndërsa Vettel i treti.

Dy makinat Mercedes bën një nisje shumë të mirë, duke mbajtur kryesimin gjatë gjithë garës, ndërsa dy pilotët e Ferrarit ishin të pa fuqishëm për të thyer hegjemoninë e skuderisë gjermane në garën e fundit, duke e prerë finishin në vendin e 3-të dhe të 4-tët, me Vettel që u ngjit në podium.

Gjithsesi, verdiktet e këtij sezoni ishin dhënë më herët dhe gara vlente vetëm për statistikë.

Kështu, piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, u shpall kampion në këtë sezon të Formulës 1,ndërsa . së bashku me partnerin e tij tek Mercedez Valteri Bottas skuderia gjermane, arriti të fitojë titullin kampion për konstruktorë.

EMISIONET