Evropa qendrore goditet nga stuhi të fuqishme, të vdekur

Evropa qendrore goditet nga stuhi të fuqishme, të vdekur

Erërat ekstreme kanë goditur Evropën qendrore, duke vrarë dy persona në Holandë dhe duke sjellë kaos të transportit në pjesë të Gjermanisë.

Kushtet atmosferike të stuhisë kanë kaluar nëpër Gjermani, Holandë, Francë Belgjikë dhe pjesë të Britanisë së Madhe.

Holandë

Së paku dy njerëz janë vrarë nga mbeturinat e stuhive në Holandë. Një burrë 62 vjeçar u vra në qytetin e Enschede kur u godit nga një degë e rëndë peme.

Krahas pemëve të thyera, në rrjetet sociale janë publikuar edhe dëmtime ndërtesash.

Në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, të gjitha fluturimet u pezulluan për disa orë, për shkak të "kushteve të rënda të motit".

Belgjikë

Në Belgjikë, një person thuhet se ka humbur jetën, ndërsa niveli i alarmit në vend është në ngjyrën portokalli në pjesën më të madhe të territorit.

Gjermani

Stuhia "Friederike" ka shkaktuar kërdi në Gjermani veçanërisht në fushën e transportit në rajonin verior të Rhine-Westphalia, më e prekura nga stuhitë.

Erërat ekstreme arrinin deri në 130 km në orë në Gjermaninë qendrore, me kushtet e këqija të motit që goditën Dusseldorfin, Këlnn dhe Dortmundin, sipas agjencisë meteorologjike DWD.

Imazhet nëpër Instagram dhe Twitter tregojnë shi dhe erë që godasin pjesë të Dusseldorf, duke përfshirë aeroportin ndërkombëtar, ku aeroplanët e pasagjerëve janë filmuar duke u përpjekur të ulen në kushte të vështira.

EMISIONET