Premier League angleze ka ngritur sot siparin e javës së 27-të.

Everton është rikthyer tek fitorja, duke bërë një autokritikë pas asaj humbjeje 5 me 1 kundër Arsenalit. Blutë nga Liverpool-i mundën 3 me 1 Crystal Palace. Të katër golat e takimit u shënuan në 45 minutëshin e dytë.

Fillimisht Sigurdsson  zhbllokoi rezultatin ndërsa Niasse e Davies dërguan në 3 me 0 shifrat. Reagimi i Crystal erdhi vetëm në minutën e 83-të, por goli i Milivojevic shërbeu vetëm  për statistikë.

Në takimet tjera, një supergol i Xherdan Shaqiri i dha një pikë Stoke City ndaj Brighton. Skuadra e kosovarit kishte shancin e artë për të marrë 3 pikët nga ky takim, por mesfushori Adam gaboi nga 11 metra larg. Swansea mundi minimalisht 1 me 0 Burnley, ndërsa West Ham mundi pastër 2 me 0 Watfordin.

Takimi hapës u zhvillua në "Wembley" midis Tottenham dhe Arsenalit, me "gjelat" që arritën një fitore minimale 1 me 0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Harry Kane.

/Ora News.tv/