Gjatë vitit 2017 në Shqipëri janë konstatuar 165 skema të evazionit fiskal nga bizneset  të cilat janë referuar për hetime të mëtejshme në prokurori.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve në total dëmi i konstatuar si pasojë e skemave mashtruese arrin në 6.2 mld lekë të cilat mungojnë në buxhetin e shtetit.

Për këtë dëm janë nën hetim 228 persona të cilët sipas hetimit tatimor dyshohen për krijimin e skemave mashtruese dhe evazion fiskal  por  asnjë prej tyre nuk është dënuar dhe vijon që të hetohet në gjendje të lirë. Hetimi tatimor ka konstatuar se Rastet më të shumta të abuzimeve janë vërejtur sidomos në mos pagesëne taksave dhe tatimeve ,fshehje e të ardhurave dhe në krijimin e skemave mashtruese me TVSH-në.

Krijimi skemave fiktive për marrjen e rimbursimit të TVSH-së ka edhe numrin më të lartë të bashkëpunëtorëve dhe për këto skema janë të dyshuar 73 persona ndërsa dëmi prej kësaj skeme arrin në 1.3 mld lekë.

Ndërsa mos pagesa e taksave dhe tatimeve ka edhe shifrën më të lartë të dëmittë konstatuar prej mbi 3 mld lekësh e ndjekur nga fshehja e të ardhurave.

Hetimi tatimor ka konstatuar ndër të tjera se abuzime janë bërë edhe me punësimin e paligjshëm.

/Ora News.tv/