Rokeri Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin e Eurovision arriti të shkonte në finalen e madhe duke u renditur në vendin e 11-të.

Në një intervistë për "Top ShowMag", ai zbuloi se nuk e priste këtë gjë. Qëllimi i tij ishte realizuar, por performanca doli jashtë pritshëmërive. Bushpepa shpjegoi se kishte synim të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në gjysmëfinale.

"Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne. Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga", tha ai.

/Ora News.tv/