Sot ka nisur nata e parë e edicionit të 64-t të Eurovisionit, i cili mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Jonida Maliqi, e cila do performojë nesër në natën e dytë të festivalit me këngën "Ktheju Tokës". Këngëtarja shqiptare ishte mbrëmë në tapetin portokalli dhe shkëlqeu me një fustan të gjatë blu.

Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e madhe të së shtunës që mbahet më 18 maj.

Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

/Ora News.tv/