Europa në alarm, vidhet në Belgjikë kamioni me 34 mijë litra kimikate

Europa në alarm, vidhet në Belgjikë kamioni me 34 mijë litra

Një kamion që besohet të ketë rreth 34,000 litra kimikate, është vjedhur në Belgjikë duke shkaktuar shqetësim në Europë. Policitë e vendeve të gjithë kontinentit janë njoftuar menjëherë pasi kamioni u vodh në Zedelgem, në afërsi të qytetit port të Belgjikës, Ostendit.

Rimorkio thuhet se përmban 33,500 litra substancë kimike dhe Interpoli besohet të jetë i përfshirë në kërkimin e policisë.

Policia Federale e Belgjikës konfirmoi për MailOnline se një kamion ishte vjedhur në Zedelgem dhe se përmbante një substancë kimike.

Por një zëdhënës tha se 'për aq sa ne e dimë' substanca 'nuk mund të përdoret si një material shpërthyes'.

EMISIONET