Europa League njeh 3 skuadrat e play-offit, eliminohet "makthi" i Teutës

Europa League njeh 3 skuadrat e play-offit, eliminohet "makthi" i

Legia e Varshavës, Guimaraes dhe Ararat-Armenia janë tre skuadrat e para që sigurojnë kalimin në raundin play-off të UEFA Europa League.

Fitoret e sotme i dhanë të drejtë polakëve, portugezëve dhe armenëve për të vijuar eksperiencën në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në kontinent.

Për të kaluar në këtë fazë, Legia fitoi 2-0 në ndeshjen e dytë dhe me rezultatin e përgjithshëm, 2-0 kaloi më tej. Fitore tenistike për Guimaraes. Portugezët fituan 6-0 ndaj Ventspils, duke i dhënë leksione të vërteta leksioni skuadrës që eliminoi që në raundin e parë të UEFA Europa League, Teutën.

Ndërkohë, armenët e Ararat përmbysën humbjen 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Saburtalo Tbilisi, ku me fitoren 2-0 ishin ata që siguruan fazën play-off të Europa League.






EMISIONET