Pas Partizanit dhe Laçit, është radha e Kukësit për tu njohur me kundërshtarët potencial të raundit të parë kualifikues të Europa League.

Skuadra verilindore, që vjen në këtë turne pas vendit të dytë në kampionat dhe fitimit të Kupës së Shqipërisë rrezikon të "peshkojë" një kundërshtar mjaft të fortë. Debrecen, Mura, Milsami Orhei, Banants dhe Jeunesse Esch.

Të besuarit e Ernest Gjokës nisen si favorit në këtë fazë dhe shpresojnë që të kalojnë në raundin pasardhës. Ndërkohë, Teuta, skuadra tjetër shqiptare që do na përfaqësojë në Kupat e Europës gjendet në grupin 7 si skuadër jo favorite.

Durrsakët rrezikojnë kundërshtarë të fortë, si Apollon Limassol, Kairat Almaty, Ventspils, Cracovia Krakoë dhe Dinamo Tbilis.

/Ora News.tv/