Europa League/ Chelsea- Frankfurt, finalja kalon nga “sulmuesit”

Europa League/ Chelsea- Frankfurt, finalja kalon nga “sulmuesit”

Europa League rikthehet ditën e sotme me 2 çiftet gjysmëfinaliste, fitueset e të cilave do të shkojnë finale e kompeticionit. Të dyja sfidat do të luhen në orën 21:00.

Kanë mbetur vetëm 4 skuadra, Çhelsea, Frankfurt, Valençia dhe Arsenal.

Çifti i parë Çhelsea-Frankfurt është dueli më i shumëpritur. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur.

Chelsea ka në favorin e saj golin në fushë kundërshtare, por edhe stadiumin. Anglezët janë të pamposhtur këtë vit në Europa League dhe kanë fituar 9 ndeshjet e fundit në “Stamford Bridge”. Statistikat nuk gënjejnë, por futbolli ka të papritura.Nga ana tjetër Frankfurt po zhvillon një sezon pozitiv dhe trofeu do ishte qershia mbi tortë.

Do të jetë dueli i bomberave midis Oliver Giroud dhe Luca Joviç që garojnë për “KëpuCën e Artë”. I pari ka shënuar me Chelsean 10 gola këtë kopmetiçion ndërsa Joviç e ndjek me 9 gola.

Ndeshja do të zhvillohet sot në “Stamford Bridge” në orën 21:00.

Ja formacionet e mundshme:

Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Christensen, David Luiz, Emerson Palmieri; Kovačić, Jorginho, Loftus-Cheek; Pedro, Giroud, Hazard

Frankfurt: Trapp; Abraham, Hasebe, Hinteregger; Da Costa, Rode, Fernandes, Kostić; Gaćinović; Jović, Rebić{ose Haller}

EMISIONET