Arsenal "tre shuplaka" Milanit, CSKA e Salzburg sigurojnë çerekfinalen

Arsenal "tre shuplaka" Milanit, CSKA e Salzburg sigurojnë

Ashtu siç pritej Arsenal është skuadra që pret biletën për në çerekfinalet e Europa League.

"Topçijtë" fituan dhe takimin e dytë përballë Milanit, duke kaluar në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Pavarësisht se takimi nisi në malore për anglezët, pasi një predhë e Calhanoglu befasoj Peter Cech, një penallti mjaft e kontestuar dhe e kthyer në gol nga Danny Ëelbeck vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë goli i mesfushorit me origjinë shqiptar, Granit Xhaka duket se i vuri "kapak" kualifikimit të Arsenal për në raundin tjetër të Europa League, ndërsa Danny Ëelbeck 5 minuta nga fundi i dha goditjen e nokaundit kuqezijve.

U kualifikuar për në raundin tjetër dhe CSKA Moskoë. Rusët mundën mes vështirësish Lyon-in 3-2, rezultat që supertoj humbjen e pësuar një javë më parë në Rusi. Golovan, Musa dhe Ëernbloom mjaftuan që të ishte CSKA në raundin tjetër.

Supriza erdhi nga Austria, aty ku Salzburg preu një biletë për në raundin çerekfinal. Austriakët barazuan pa gola kundër Borusia Dortmund, por fitorja 2-1 në "Signal Iduna Park" i mjaftoj për të kaluar më tej.



Arsenal-Milan 3-1 (2-0)


Lyon- CSKA Moscow 2-3 (1-0)










Salzburg -B. Dortmund 0-0 (2-1)

EMISIONET