"Europa do të kaloj një natë të keqe..."

"Europa do të kaloj një natë të keqe..."

"Europa do të kaloj një natë të keqe..." ky është reagimi i parë menjëherë pas exit poll-eve të para të zgjedhjeve në Itali nga liderja franceze e Front National, Marine Le Pen.

Komente të shumta mbi zgjedhjet në Itali ka pasur dhe nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare.

E përditshmja amerikane "The Wall Street Journal" duke u bazuar në rezultatet e exi poll-eve të para ka komentuar se "nëse këto konfirmohen në Itali mund të ketë nisje një periudhë e gjatë jo stabiliteti politik dhe tensionueshme për një vend që konsiderohet ekonomia e 3 në eurozonë. Votimet nuk kanë nxjerrë asnjë fitues", shkruhet në të.

Për të përditshmen ekonomike britanike "Financial Time" , në zgjedhjet e 4 marsit në Itali "partitë anti establishment, Lëvizja 5 Yje dhe Lidhja e Veriut kanë arritur një rezultat të madh". Ndëra për francezen "Liberation" " e djathta italiane kryeson, por mbetet e paqartë se kush do qeveris."

Po i njëjti koment vjen dhe nga e përditshmja "Parisien" e cila skruan ; "Itali; koalicioni i së djathtës me të djathtën ekstreme kryeson, por pa një mazhorancë."

Në Gjermani e përditshmja Handesbaltt shkruan se pas zgjedhjeve të së dielës "Italia po përballet me një formacion të vështirë qeverisjeje."

Ndërsa konservatorja gjermane De Weilt ia dedikon rezultatin e votës në Itali. Liderit të Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio duke e epitetizuar si një yll të ri të politikës italiane."

"Italia drej një parlamenti të varur me një fill" është komenti që vjen nga BBC duke shtuar se koalicioni i djathtë i drejuar nga Silvio Berlusconi ka marrë shumicën e votave.

Për të përditshmen spanjolle El Mundo "Vota e protestës ka cuar Italinë drejt mosqeverisjes."

Mjaft entuziast për rezultate e para të zgjedhjeve në Itali është portali rus Sputnik i cili i konsideron se "antiemigrantët e Lidhjes së Veriut kanë kapërcyer pritshmëritë e tyre. 

"Në këto zgjedhje kemi një ekzaltim të partive anti stabilishment dhe një humbje të së majtës.

Zgjedhjet ne Itali

Lëvizja 5 Yje triumfon në zgjedhjet e së dielës dhe  konfirmohet si forca e parë parlamentare në legjislaturën e re italiane.

Koalicioni i qëndrës së djathtë është koalicioni fitues dhe  Partia Demokratike pëson një humbje të thellë. Kjo është panorama e pjeshme e zgjedhjeve në Itali pak orë pas përfundimit të zgjedhjev e nisjes së numërimit të votave.

Por mbetet në pikpëyetje krijimi i qeverisë së re. Asnjë forcë politike nuk ka marrë numrin e duhur të votave për të qeverisur vendin.

EMISIONET