Euro2020/ Dalin në shitje biletat, çmim i favorshëm për të parë duelin me Andorën

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Andorra-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 25 mars 2019, ora 20:45 në stadiumin “Nacional”.

Biletat për përballjen e dytë të kuqezinjve, pas asaj që do të zhvillohet me Turqinë në datë 22 mars në Shkodër, do mund ti blini në biletarinë e stadiumit “Nacional” Andorra. Të gjithë të interesuarit duhet ti drejtohen biletarisë me kartë identiteti ose pasaport. Bileta në sektorin e tifozerisë shqiptare kushton 30 euro.

EMISIONET