Brenda  një jave monedha europiane ka humbur dy pikë përballë lekut shqiptar. 

Sipas kursit zyrtar të BAnkës së Shqipërisë një euro po këmbehet me 122 lekë duke arritur në nivelin më të ulët që prej 2008. Por si e shpjegojnë këtë  situatë ekspertët. Arjan Kadareja deklaron se shvlerësimi lidhet me pritshmëritë  për zgjidhje të krizës politike.

"Një krizë e zgjatur ndikon në aktivitetet ekonomike dhe aktivitetet e tjera që sjellin dhe nxjerrin euro nga Shqipëria. Forcimi i tanishëm ndaj euros refleton që aktivitetet ekonomike që sjellin dhe nxjerrin euron nga kriza janë më të forta sesa faktori i dytë që është faktori i krizës"

Sipas Kadaresë  euro mund të pësojë një forcim vetëm në rast se kriza politike zgjatet, ç'ka mund të sjellë shvlerësim të monedhës kombëtare

"Nëse kriza zgjatet dhe ndikon gjithnjë e më shumë në perceptimet e njerëzve, ekonominë dhe turizmin sidomos presim kthim në të kundërt. Leku të zhvlerësohet ndaj euros."

Eksportet shqiptare po e vujanë më shumë këtë situatë ndërsa po përfiton qeveria e cila do të paguajë më pak interesa për borxhin publik ne euro.

"Një ulje e mëtejshme do ta ndikonte për keq edhe inflacionin dhe të vështirësonte hallet e eksporteve dhe eksportuesve dhe atyre që konkurojnë me importet brenda"

Monedha europianë humbi rreth 2 pikë brenda pak ditëve edhe pse bankat e nivelit të dytë tashmë kanë nisur që të trasferojnë para të cilat ishin bllokuar pas grabitjes së ndodhur në Rinas. 

/Ora News.tv/