Eugent Bushpepa me ëngjëll në Eurovision! Ja si u suprizua nga fansja

Eugent Bushpepa me ëngjëll në Eurovision! Ja si u suprizua nga

Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision është surprizuar nga një fanse pas konferencës së tij për shtyp.

Një grua, e quajtur Nikki Allen ishte e ulur në një karrige me rrota i shprehu pëlqimin që ka për muzikën e tij duke i bërë një dhuratë. Madje kishte mësuar të thoshte në shqip: "Ke një këngë shumë të bukur."

Nikki Allen: Kam një dhuratë për ty. Është një ëngjëll për fat.

Eugent Bushpepa: Faleminderit shumë për këtë dhuratë. Shpresoj të më sjellë fat.

Pasi këngëtari e shpërndau në rrjetin e tij social në Facebook, nuk ka munguar komenti i saj ku tregonte se ishte e kënaqur nga takimi me të dhe e lumtur pasi ai pëlqeu dhuratën.

Dihet se Bushpepa do të performojë këngën "Mall" me datë 8 maj në Lisbonë.

EMISIONET