Rokeri i njohur shqiptar Eugent Bushpepa me këngën “Mall” u shpall unanimisht fitues i Fest’56. 

Në një intervistë për TVSH, ai faldenderoi jurinë për vlerësimin dhe tha se do të jepte maksimumin në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong që do të organizohet më 18 maj 2018 në Lisbonë të Portugalisë. 

Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar Redon Makashi me “Ekziston” dhe çmimin e tretë “Piedestal” nga Inis Neziri.

E ftuara e nderit këtë finale ishte këngëtarja Elsa Lila, e cila u rikthye në skenën e festivalit të RTSH, pas 9 vitesh duke na sjellë një kolazh këngësh.


/Ora News.tv/