Vëmendja e maturatëve është përqëndruar te provimet e qershorit rezultatet e të cilave do të ndikojnë në zgjedhjet e programeve të studimit. Po njëkohësisht ata po konsultohen me pedagogë të Universitetit të Tiranës, nga të cilët po marrin këshilla për atë që nesër do të jetë profesioni i tyre.

Ethet e maturës kanë përfshirë prej ditësh Glean e cila po përfundon vitin e tretë në gjimnazin Arben Broci në kryeqytet.

Krahas përgatitjeve për provimet e qershorit ajo po ndjek edhe takimet me pedagogë të Universitetit të Tiranës ku po merr këshilla për karrierën.

Profesionin e të ardhmes nuk e ka zgjedhur ende. Juridiku dhe Punët Sociale janë programet që e tërheqin ndaj konsultime të tilla i shikojnë mjaft efektive.

Kristi është një tjetër maturant që nuk ka humbur asnjë nga takimet me pedagogët e Universitetit të Tiranës.

Por të ardhmen ai e shikon jashtë Shqipërisë, në Angli aty ku mendon se shkollat ofrojnë një cilësi më të lartë.

Por jo vetëm për studime, Anglinë e ka zgjedhur për të jetuar dhe për tu integruar në tregun e punës, teksa tregon se pas studimeve rikthimin në Shqipërin nuk e sheh si alternative.

Ndryshe nga Kristi, dijet e përfituara në auditor Glea dëshiron t`i vendos në zbatim në vendin e saj.

Pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Dragoti, i ka njohur maturantët me avantazhet që ofrojnë programet e studimit në këtë fakultet.

Këshillat për karrierë maturantët do të mund t`i marrin deri në fund të muajit maj, pak ditë para nisjes së provimeve shtetërore ku i pari do të zhvillohet në datën 4 qershor.



/Ora News.tv/