Ethemi "thyen" Luftëtarin, Kukësi ngjitet e treta

Ethemi "thyen" Luftëtarin, Kukësi ngjitet e treta

Një gol i Valon Ethemi i ka dhënë fitoren Kukësit, me verilindorët që mposhtën minimalisht 1=0 Luftëtarin në transfertë.

Në Gjirokastër u zhvillua një takim me dy fytyra për verilindorët, që përfituan dhe nga dalja me karton të kuq i Ramadanit për të triumfuar dhe për tu ngjitur në vendin e tretë të klasikimit.

Pas kësaj fitoreje, Kukësi numëron 27 pikë pas 15 javësh kampionat, ndërkohë që Luftëtari qëndron e 7-ta me 13 pikë. Në javën e ardhshme Kukësi pret "në shtëpi" Skënderbeun ndërkohë që  Luftëtari udhëton drejt kryeqytetit për tu ndeshur me Kamzën.  




EMISIONET