Eshtë rritur konsumi i pijeve energjike, kur parashikohen gjoba

Eshtë rritur konsumi i pijeve energjike, kur parashikohen gjoba

Personat madhorë që u ofrojnë fëmijëve nën 18 vjeç pije alkoolike dhe energjike kur i shoqërojnë në njësi tregtare do të dënohen me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

Këtë masë parashikon projektligji “Për mbrojtjen e fëmijëve nga përdorimi i alkoolit” ndryshimet në të cilin u diskutuan në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Medias dhe atij të Cështjeve Sociale.

Drafti penalizon me 10 mijë lekë gjobë edhe subjektet qe nuk vendosin tabela që njoftojnë ndalimin e tregtimit të tyre për fëmijët.

Erion Braçe: "Konsumi i pijeve energjike pavarësisht akcizës së vendosur mbi to pati rritje madje një rritje domethënëse që kapërceu 13- 14 % të rritjes së volumit të konsumit në vit."

Për zbatimin e tij deputeti Erion Brace kërkoi të forcohen strukturat e kontrollit.

Erion Braçe:  "Thelbi i zbatimit duhet të jetë inspektoriati, ama nuk duhet të ngelet fare pas dore ajo që unë mendoj që duhet të jetë po aq prioritare, kurrikula shkollore."

Përgatitja e draftit është bazuar në një raport të Institutit të Shëndetit Publik, ku rezulton se në institucionet arsimore dhe pse rekomandohet mos përdorimi i këtyre pijeve, nga ana tjetër lejohet tregëtimi në ambientet e shkollave. Përdorimi i pijeve energjike, apo me sheqer të shtuar shkakton probleme te zemrës, ankth, pagjumësi por edhe varësi.

EMISIONET