A është larguar përfundimisht ky reper nga Babastars?

Babastars është një grup i madh artistësh që krijojnë vazhdimisht hite të ndryshme muzikore, por dyshohet se njëri prej tyre është larguar.

Skivi ka vendosur që projektet muzikore që sjell në treg të publikohen në kanalin e tij në Youtube, jo atë të grupit.

Përvec kësaj, nuk ka patur asnjë mbështetje të anëtarëve të tjerë apo edhe vetë Ghetto Jeasy për hitet e tij, ndonëse në Instagram shkruan se ka bashkëpunëtor Babastars.

Për më tepër, fotografitë e tij të vjetra janë fshirë dhe nuk ekziston më ansjë promovim i këngëve të para.

Nuk dihet ende nëse Skivi është larguar nga grupi i reperëve, por mbetet për tu parë nga deklaratat që ai do bëjë.

EMISIONET