A është ky shkaku i konfliktit? Ishi i Rita Orës sjell ‘një puthje’ me Dua Lipën

A është ky shkaku i konfliktit? Ishi i Rita Orës sjell

Rita Ora dhe Dua Lipa janë shqiptaret e rritura në Britani që kanë arritur sukses ndërkombëtar me hitet muzikore. Është folur shpesh që të dyja kanë konflikte dhe nuk flasin, gjë që e kemi parë në daljet e tyre publike kur nuk janë takuar dhe pse kanë qenë në të njëjtat evente.

Shkak për gjithë këtë mund të jetë Calvin Harrin, ish-i dashuri i Rita Orës. Ka vetëm pak ditë që ai ka sjellë projektin më të ri muzikor ‘Onë Kiss’ që përkthehet ‘Një Puthje’, në bashkëpunim me Dua Lipën.

Flitet për një dashuri që krijohet vetëm nga puthja, e cila është ndjenjë e fortë mes një cifti. Ka disa ditë që ka ardhur në treg kënga vetëm në versionin audio dhe ka marrë vëmendje të madhe.

Kujtojmë se Rita Ora dhe Calvin Harris kanë lënë pas inatet pasi ishte shqiptarja që solli në vëmendjen projektin që kanë realizuar së bashku para katër vitesh.

EMISIONET