Selena Gomez është fokusuar të rrethohet nga njerëzit e saj të dashur pas “luftës” me shëndetin mendor.

Në disa fotografi të siguruara nga Dailymail, këngëtarja duket shumë e lumtur dhe e shëndetshme.  26-vjecarja kaloi fundjavën në Meksikë me shoqet e saj të ngushta.

Selena dukej më e lumtur se kurrë duke qeshur. Bukuroshja zgjodhi bikini të bardha për të ekspozuar linjat e mira trupore, të cilat i kombinoi me një palë vathë.

Selena Gomez u shtrua në spital psikiatrik me 10 tetor 2018 për shkak të depresionit dhe qëndroi atje gati 4 muaj derisa e mori veten. Pritet që shumë shpejt ti kthehet punës për të sjellë një projekt të ri muzikor për fansat.

/Ora News.tv/