A është më e bukur jeta pa Instagram? Ja përgjigja e Drinit

A është më e bukur jeta pa Instagram? Ja përgjigja e Drinit

Drini Zeqo është i ftuari i rradhës në taksinë e Rudina Dembacaj, ku ka rrëfyer rreth mënyrës se si njerëzit reagonin kur e shihnin në rrugë.

Kur rrjeti social Instagram nuk ekzistonte, të gjithë fytyrat publike kuptonin çfarë jepnin për teleshikuesit vetëm kur i takonin rastësisht.

I pyetur në emsionin “Mos i Fol Shoferit”, ai tha: “Ka qenë më e bukur sepse e merrje feedback-un live, dilje në rrugë dhe të thoshte të kam parë aty ose të dëgjova në radio. Ti e merrje emocionin live, tani e merr me një like, folloë, koment që të thotë: ‘Bravo, shumë bukur!’, dhe nuk e kupton nëse është i vërtetë apo fallco.” 

Sipas tij, komunikimi i drejtpërdrejtë është shkëputur dhe rrjetet sociale e kanë shkaktuar këtë gjë, që nuk i pëlqen aspak. Përveç anëve negative, Instagram ka dhe anë pozitive pasi mund të shohësh miq dhe të kesh kontakte me persona që arrin t’i takosh shpesh.

/oranews.tv/

EMISIONET