Është futbollist i lirë, Marchisio drejt kampionatit portugez

Është futbollist i lirë, Marchisio drejt kampionatit portugez

Claudio Marchisio pas një kohë të gjatë tek Juventusi, klubi ku u rrit, vendosi të shkëpuste kontratën me bardhezinjtë këtë verë.

Mesfushori, i cili tashmë një futbollist i lirë, është kthyer në një prej objektivave të shumë skuadrave europiane, por po vlerëson ekipin që i ofron më shumë minuta.

Në një fazë të karrierës kur nuk premton shumë vite të tjera në aktivitet, kontratat e majme që vijnë në drejtim të Marchisios nga Portugalia po e joshin vërtet lojtarin.

Porto është skuadra e parë që kontaktoi ish-mesfushorin e kampionëve të Italisë, e një takim këtë javë do të formalizojë detajet ekonomike mes palëve.

Sipas asaj që referon gazeta “A Bola”, rivalitet për të firmosur me Marchision ka dhe nga një tjetër skuadër portugeze, Benfica. Pikë në favor të kësaj të fundit është kryeqyteti dhe pëlqimi i familjarëve të lojtarit, por e ardhmja e tij do të qartësohet brenda muajit shtator.

EMISIONET