"Është dehur, po neglizhon vajzën", ja telefonata anonime për ish-gruan e Rob Kardashian

"Është dehur, po neglizhon vajzën", ja telefonata

Një telefonatë anonime për policinë ka raportuar se Blac Chyna ishte e dehur dhe nuk mund të kujdesej për vajzën e saj 2 vjeçe, Dream Kardashian.

Policia vizitoi shtëpinë e saj mbrëmjen e sotme (21 janar), njofton e përditshmja TMZ. Burimet thanë se Blac ishte aq e dehur sa po neglizhonte vogëlushen, babai i së cilës është vëllai i motrave Kardashian, Rob. Blac dhe Rob takohen vetëm për hir të vajzës pasi lidhja e tyre ka marrë fund.

Akuza ishte e rreme. Oficerët hynë brenda në shtëpinë e blogeres, por gjetën cdo gjë në rregull. Vogëlushja Dream ishte mirë dhe Blac nuk kishte konsumuar aspak alkool.

EMISIONET