I gëzuar është shfaqur edhe autori i golit të tretë, Eros Grezda, i cili shënoi golin e tij të parë me përfaqësuesen Shqiptare.

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares.”

“Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova”- është shprehur sulmuesi që aktivizohet në Kroaci me Osijek

/Ora News.tv/