Pak orë nga fitorja në Festivalin e Sanremos 2018 nuk kanë qënë të pakët gazetarët apo analistët shqiptarë që në vend që të përgëzojnë një bashkëkombas të tyre për fitoren e një cmimi kaq të rëndësishëm të arritur falë talentit e punës së tij, kanë përdorur penën për të sulmuar kantautorin shqiptar për "mos mirënjohje e mungesë falenderimi ndaj vendit të tij origjinës".

Disa madje duke iu referuar këngës së tij "Letër babait tim" kanë abuzuar duke e lidhur këtë këgën me përgjigjen që kantautori shqiptar i dha një gazetari italian në lidhje se cfarë i kujton teksti i këngës fituese të Sanremos 2018.

"Bastard nuk më keni bërë asgjë" qe përgjigja e Ermal Metas e cila është abuzuar nga media shqipare duke iu referuar tekstit të këngës "Letër babait tim."

Gjatë ditës së sotme kantutori shqiptar ka reaguar me anë të një postimi në facebook ku i jep përgjigje të gjithë atyre që abuzojnë me artin e tij.

Ja cfarë shkruan;

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.
Ermal Meta

/Ora News.tv/