Ermal Meta nuk përjashtohet nga Sanremo

Ermal Meta nuk përjashtohet nga Sanremo

Kënga "Nuk më keni bërë asgjë" e kantuatorit shqiptar Ermal Meta, në duet me këngëtarin italian Fabrizo Moro do të vazhdojë garën për në Festivalin e Sanremos 2018.

Pas akuzave të plagjiaturës e pezullimit të përformimit të tyre në natën e dytë të këtij Festivali, Radio Televizoni Publik Italian në një konferencë për shtyp ka bërë publik vendimin e zyrës së tij ligjore.

"Pas vlerësimeve të duhura, zyra ligjore  e RAI -it vendos se kënga "Nuk më keni bërë asgjë" nuk duhet të eleminohet nga Sanremo 2018, pasi ajo është në përputhje me risitë e kërkuara nga rregullorja. 

Kjo këngë përmban pjesë nga kënga "Heshtja" e prezantuar në kategorinë e Sanremo 2016 por janë më pak se një e treta e saj, duke mos ndikuar në risinë e kësaj kënge. Për më tepër këto dy këngë kanë  kohë, tekst, e melodi të ndryshme. 

Pjesa e këngës që supozohet të jetë një plagjaturë  është 1 minutë e 3 sekonda e nuk përbën një të tretën e këngës që zgjat 3 minuta e 24 sekonda.

Pra në përfundim, të dy këngët dhe pse kanë ngjashëmri nuk janë e njëjta këngë dhe "Nuk më keni bërë asgjë" konsiderohet një këngë e re e mbetet në garën e Sanremos 2018,"- shkruan dokumenti zyrtar i RAI-it.

Kënga "Nuk më keni bërë asgjë" konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për fitimin e Festivalit të muzikës Italiane.

Pas vendimit të djeshëm për pezullimin e performimit të kësaj kënge në natën e dytë të Sanremos 2018 , dy këngëtarët Ermal Meta e Fabrioz Moro, me një komunikim të përbashkët në rrejtet sociale janë shprehur të keqardhur për gjithçka po ndodhte.

"Nuk kemi ardhur në Sanremo për t'u talluar me njerëzit, por për t'i përqafuar ata. E gjtiha kjo është absurde. Kënga jonë tregon një gjëndje shpritërore të të gjithëve e është një këngë që flet për paqen"- shkruajnë ata mes të tjerash.


EMISIONET