Dy këngëtarët shqiptarë, që kanë arritur sukses ndërkombëtar do të jenë në Tiranë brenda pak ditësh.

Ermal Meta, që u bë i njohur për të gjithë botën nga përfaqësimi i Italisë në Eurovision do të performojë në sheshin Skënderbej me 1 Qershor.

Ndërkohë, Rita Ora që sapo ka publikuar projektin muzikor për fuqizimin e femrave "Girls" do mbërrijë në Tiranë me 3 qershor për të ndezur edhe një herë sheshin.

Kujtojmë se herën e fundit që performoi në kryeqytet, për 100-vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë pati vëmendje dhe pjesëmarrje të madhe.

Ky është një event që do të organizohet nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë që hyrja do të jetë falas për të gjithë.

/Ora News.tv/