Pedagogu Ermal Hasimja i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se sipërmarrja private në Shqipëri shihet me përbuzje.

Hasimja: Duhet edhe një lloj ndërgjegjësimi i vet sektorit privat. Ka dhoma tregtie sa të duash, që duket sikur janë për të realizuar planet e qeverisë në kuadër të ligjit. Sipërmarrësit, detyrën kryesore e kanë në radhë të parë për të ndryshuar imazhin e vet ku njerëzit e përbuzin sipërmarrjen e lirë, e përbuzin atë që punon dhe shtetin e konsideron si një lopë për t'u mjel derisa të ngordhi fare. Edhe vetë sektori privat duhet të marrë pjesë në këtë lloj edukimi. Ka plot raste të tilla dhomash tregtish jashtë që e bëjnë këtë për të treguar vlerat që sjell sipërmarrja e lirë. Në Shqipëri kjo nuk ndodh.  

/Ora News.tv/