Pedagogu Ermal Hasimja i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se ata që në Shqipëri konsiderohen si oligarkë, janë armiqtë më të mëdhenj të ekonomisë së tregut dhe kapitalizmit.

Hasimja: Këta kapitalistë, oligarkë i quajmë ne, nuk përfaqësojnë kapitalizmin. Këta përfaqësojnë armikun më të madh të kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut. Ashtu siç është antikapitalist pastaj çdo kush që del me teoritë e Maos dhe Leninit që janë bërë modë e fundit në Tiranë. Fakulteti i Shkencave Sociale është plot. Kur shikoj debate midis të rinjve që citojnë dhe besojnë dhe adhurojnë praktikisht Maon me gjithë surrogatet e vet, Leninin me gjithë surrogatet e vet, aty e kupton që çështja e anti-tregut, antilirisë nuk ka thjesht rrënjë të tipit të xhelozisë, të atij që ka dështuar në jetë në raport me pjesën tjetër, është më e organizuar.

/Ora News.tv/