Erl Murati: Çfarë qëndron pas vendimit të Bashës për të djegur mandatet

Erl Murati: Çfarë qëndron pas vendimit të Bashës

Gazetari Erl Murati i ftuar në  "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se opozita ka arsye për të qenë e frustruar.

Pjesë nga biseda: 

Murati: Jemi përpara zgjedhjeve lokale dhe kjo është një tentativë e liderit të opozitës për t'i dhënë trajta dhe nota më të larta politike të një procesi administrativ. Të njëjtën gjë bëri edhe Rama në dhjetor duke e bërë qeverinë teknike. Dhe e kundërta opozita i hedh benzinë zjarrit. Është bërë një analogji me vitin 2011. Çfarë ndodhi dy muaj më parë? U transmetuan përgjime të prokurorisë dhe jo vetëm që nuk u dhanë dorëheqje, por kryeministri tha se kryebashkiaku i Durrësit mund të kandidojë edhe 500 herë. Realisht, opozita është e frustruar.


EMISIONET